Aksident në aksin Tiranë - Elbasan, makina del nga rruga

Kronikë e zezë

Aksident në aksin Tiranë - Elbasan, makina del nga rruga

Më: 20 mars 2017 Në ora: 18:13
Pamje nga aksidenti ne aksin Tiranë - Elbasan

Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në dalje të autostradës Tiranë-Elbasan, në fshatin Bërzhitë.

Një automjet me targë “AA 847 NM” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar disa metra nën të. Për fat të mirë gjithçka është mbyllur vetëm me dëme materiale dhe jo të lënduar. 

Drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë i vetëdijshëm pas përplasjes dhe është ndihmuar nga kalimtarë të rastit. Shkak i aksidentit dyshohet të jenë bërë shpejtësia e lartë dhe mungesa e barrierave në rrugë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat