Tre persona të maskuar dhe me armë futen në banesë, dhunojnë dhe terrorizojnë familjarët

Kronikë e zezë

Tre persona të maskuar dhe me armë futen në banesë, dhunojnë dhe terrorizojnë familjarët

Më: 20 mars 2017 Në ora: 20:23
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dortmund të Gjermanisë, ku autorë të saj janë tre shtetas shqiptarë.

Sipas asaj që bëjnë të ditur mediat lokale në Gjermani, shqiptarët të maskuar dhe me armë, kanë hyrë brenda një banese përmes derës së ballkonit dhe kanë terrorizuar familjarët.

Mësohet se në apartament, ishte një çift bashkë me fëmijët e tyre. Kryefamiljari u përpoq të ndalonte 3 autorët, por u rrah brutalisht nga ata.

Sipas policisë lokale, dy nga tre autorët kanë terrorizuar familjarët duke i kërcënuar vazhdimisht me armë.

Ata vodhën para dhe bizhuteri e më pas u larguan sërish nga dera e ballkonit duke humbur gjurmët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat