Vjedh me dhunë një lokal, arrestohet 21 vjeçari

Kronikë e zezë

Vjedh me dhunë një lokal, arrestohet 21 vjeçari

Më: 21 mars 2017 Në ora: 08:24
Ilustrim

Një 21 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës i dyshuar si autor i vjedhjes me dhunë i një lokali.

I arrestuari është Aleksandër Kola, banues në  Konispol të Sarandës. Sipas policisë, 21-vjeçari ka vjedhur me dhunë në ambientet e lokalit të shtetases V.L., banuese në Gjirokastër, 55.000 lekë dhe një aparat celular të markës “Nokia”. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 19.03.2017, në lagjen “Palorto”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Vjedhje me dhunë”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat