Gjirokastriti bën gabimin fatal, e pëson rëndë

Kronikë e zezë

Gjirokastriti bën gabimin fatal, e pëson rëndë

Më: 21 mars 2017 Në ora: 09:06
Ilustrim

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një person, i cili është autori i vjedhjes me dhunë të një lokali.

Mësohet se në pranga është vënë Aleksandër Kola, 21 vjeç, banues në Konispol, Sarandë.

Ai u arrestua, pasi në orët e para të mëngjesit të dy ditëve më parë, në lagjen “Palorto”, në ambientet e lokalit të V.L., banuese në Gjirokastër, ka vjedhur me dhunë 55.000 lekë dhe një aparat celular të markës “Nokia”.

Në cilësinë e provës materiale iu gjet dhe sekuestrua aparati celular dhe një sasi prej 24.000 lekë.

Në lidhje me ngjarjen në fjalë policia thotë se materialet ia ka kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale "Vjedhje me dhunë". 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat