Vlonjati tenton të korruptojë me 5 mijë lekë policin në Gjirokastër, por...

Kronikë e zezë

Vlonjati tenton të korruptojë me 5 mijë lekë policin në Gjirokastër, por...

Më: 21 mars 2017 Në ora: 10:05
Ilustrim

Specialistët e Seksionit kundër Korrupsionit në Gjirokastër, kanë arrestuar në flagrancë Petraq Bregaj, 46 vjeç, banues në Vlorë.

Ai është arrestuar pasi në Rrugën nacionale Gjirokastër- Kakavije, është ndaluar nga Patrulla e Policisë Rrugore Gjirokastër për kontrollin e dokumentacionit të mjetit.

Në momentin e ndalimit, ai i ka  ofruar një prerje 500 lekë punonjësit të policisë rrugore për të mos vazhduar proçedurat administrative ndaj tij.(Shtetasi i mësipërm nuk ka liçencë për TAXI, në momentin e ndalimit nga punonjësi i policisë, transportonte pasagjerë me mjetin e tij).

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale "Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat