Arrestohet magazinieri dhe procedohen 4 roje të “Al Petrol”, vodhën 15 mln lekë

Kronikë e zezë

Arrestohet magazinieri dhe procedohen 4 roje të “Al Petrol”, vodhën 15 mln lekë

Më: 22 mars 2017 Në ora: 09:44
Ilustrim

Policia e Fierit ka vënë në pranga me akuzën e ‘vjedhjes duke shpërdoruar detyrën’ magazinierin e kompanisë "Al Petrol" dhe ka proceduar penalisht 4 roje.

Mësohet se i arrestuarit është: Shpëtim Ramaj, 48 vjeç, banues në  lagjen “Apollonia” Fier, me detyrë magazinier në Ndërmarrjen e Bazës së Furnizimit Teknik të shoqërisë “Al Petrol”.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për S.M, 44 vjeç, banues në lagjen “Mbrostar Ferko”, Fier, M.R, 56 vjeç, banues në lagjen “Kastriot”, Fier, Sh.K, 62 vjeç, banues në lagjen “Konferenca e Pezës” Fier dhe F.C, 47 vjeç, banues në lagjen “16 Prilli”, Fier, të katërt me detyrë roje në Ndërmarrjen e Bazës së Furnizimit Teknik të shoqërisë “Al Petrol”.

Policia thotë se ata kanë abuzuar me detyrën duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 15.000.000 lekë të reja.

Për ngjarjen në fjalë, policia thotë se materialet hetimore ja ka kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Vjedhje duke shpërdoruar detyrën" dhe "Shpërdorim detyre". 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat