Shqiptari kapet me një 1 ton e gjysmë drogë në Itali

Kronikë e zezë

Shqiptari kapet me një 1 ton e gjysmë drogë në Itali

Më: 22 mars 2017 Në ora: 11:27
Droga

Policia italiane ka prangosur ditën e djeshme një shqiptar, të cilit i është gjetur një sasi e madhe droge.

Nga se raportojnë mediat italiane, pas një hetimi, policia italiane ka kontrolluar një banesë të braktisur në Brindisi.

Në momentin që ka ndërhyrë policia, bashkëpunëtori i shqiptarit, ka mundur të dalë nga dritarja, duke i shpëtuar policisë, ndërsa Mamo Abazi nga Shqipëria është arrestuar.

Mësohet se në shtëpinë që ruhej prej tyre, u sekuestruar një sasi prej 1 ton e gjysmë marijuanë, e cila sipas hetuesve, dyshohet se kishte mbërritur kohët e fundit në Itali.

Droga ishte e ndarë në disa pako, dhe siç bëjnë të ditura mediat italiane disa pako të drogës ishin të hapura, ndoshta të dëmtuara gjatë transportit, ndërsa disa ishin me rërë të lagët dhe të pista, çka nënkupton një transportim të kohëve të fundit.

Po ashtu, policia italiane thotë se ata kishin pistoleta me veta, ndërsa shqiptari u arrestua. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat