Atentat me armë zjarri në Elbasan, një i plagosur rëndë

Kronikë e zezë

Atentat me armë zjarri në Elbasan, një i plagosur rëndë

Më: 22 mars 2017 Në ora: 19:39
Ilustrim

Një atentat me armë zjarri është verifikuar pasdite në Elbasan, ku për pasojë një person ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në afërsi të gjykatës së rrethit, me autorin e atentatit që ka qëlluar me armë nga një automjet në ecje.

Autoritetet policore lokale bëjnë me dije se personi i prekur nga breshëria e plumbave ka mbetur i plagosur rëndë.

Personi është identifikuar si shtetasi Dritan Kasneci, ndërkohë që një grup i posacëm i policisë po heton rrethanat e ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat