Tenton t'i vërë flakën makinës së ish gruas, arrestohet shqiptari

Kronikë e zezë

Tenton t'i vërë flakën makinës së ish gruas, arrestohet shqiptari

Më: 22 mars 2017 Në ora: 20:20
Zjarrfikësit në Itali

Një shqiptar 45-vjeçar ka hedhur benzinë në makinën e parkuar të ish gruas, e më pas ka nxjerrë çakmakun për ti vënë flakën, por është vënë re nga një banor që ka lajmëruar karabinierët.

Ngjarja ka ndodhur në komunën Luserna San Giovanni, Torino, Itali, raportojnë sot mediat lokale. Efektivët kanë arrestuar 45-vjeçarin Festim Syziu.

Edhe në të kaluarën, Syziu është denoncuar për akte përndjekëse. Raportohet se ai ka probleme me alkoolin.

Çifti, që ka dy fëmijë, një nga të cilët minoren, është ndarë prej disa muajsh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat