Rrihet 16 vjeçari në autobus, në vend të shkollës përfundon në spital

Kronikë e zezë

Rrihet 16 vjeçari në autobus, në vend të shkollës përfundon në spital

Më: 23 mars 2017 Në ora: 00:30
Rrahje, ilustrim

Në vend të bankës shkollore, sot Egzoni 16 vjeç nga Kumanova kaloi ditën nëpër spital dhe stacion policor.

Gjashtë persona ende të panjohur për policinë e rrahën Egzonin duke shkaktuar lëndime në fytyrë, duar dhe shpinë.

Për Egzonin ky është incidenti i parë që përjeton, edhe pse ka dy vjet që udhëton në të njëjtin relacion me autobus.

“Duke zbrit te shkolla e tyre përnjëherë më kanë sulmuar 6 veta. Më kanë goditur me boksa, shkelma…Po jam i frikësuar, nuk është gjendje e mirë. Nesër do të shkoj në shkollë, me veturë me babin”, u shpreh Egzon Ajdini.

Babai i Egzon Ajdini, Ismeti është i frikësuar për sigurinë e djalit të tij, dhe fton organet e rendit që t’i gjejnë sulmuesit.

Këtë ndjenjë e ka meqë i biri i ka rrëfyer se ata që e rrahën, edhe e kanë kërcënuar.

Ministria e policisë konfirmon rastin e sulmit, dhe se po e heton ngjarjen ku pësoi lëndime djaloshi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat