Atentati në Elbasan, identifikohen dhe shpallen në kërkim tre të dyshuar

Kronikë e zezë

Atentati në Elbasan, identifikohen dhe shpallen në kërkim tre të dyshuar

Më: 23 mars 2017 Në ora: 09:11
Atentati në Elbasan

Policia ka identifikuar si dhe ka shpallur në kërkim tre personat e dyshuar për atentatin e ndodhur dje në mbrëmje në Elbasan, ku u plagos shtetasi Dritan Kasneci.

Blutë bëjnë me dije se tre shtetasit e kërkuar janë E.GJ., 40 vjeç, M.B., 35 vjeç dhe F.L., 27 vjeç, të tre banues në Elbasan. Dyshohet se personat e lartpërmendur në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë plagosur me pistoletë Dritan Kasnecin 38 vjeç, banues në Elbasan.

Grupi hetimor gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 1 gëzhojë armë zjarri model 54 dhe një predhë të kalibrit 7.62 mm

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat