Përplasje me armë në Shkodër

Kronikë e zezë

Përplasje me armë në Shkodër

Më: 23 mars 2017 Në ora: 10:41
Ilustrim

Rreth orës 00:10 në një lokal në fshatin Bërdicë, mësohet se ka ndodhur një konflikt me armë, mes disa personave ku ka ngelur i dëmtuar F. F 34 vjeç, banues në Shkodër.

Pas kanë debatuar në lokal, mësohet se ata kur kanë dalë jashtë kanë thyer xhamat e parë të dy mjeteve të cilat ndodheshin në parkingun e lokalit.

Përplasja ka vazhduar edhe më tej, ku njëri nga personat ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në ajër dhe është larguar së bashku me personat e tjerë me automjetet e tyre.

Policia thotë se pasi është njoftuar nga qytetarët për të shtëna me armë, kanë mbërritur në vendngjarje dhe nga veprimet paraprake hetimore është bërë identifikimi dhe shpallja në kërkim i A. K. 32 vjeç, banues në Lezhë.

Ndërsa, policia po punon për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë dhe zbardhjen e plotë te ngjarjes. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat