Arrestohen sepse shijuan narkotikë në vend publik në Tetovë

Kronikë e zezë

Arrestohen sepse shijuan narkotikë në vend publik në Tetovë

Më: 23 mars 2017 Në ora: 13:33
Ilustrim

Dje rreth orës 11 në rrugën "Boris Kidriç" në afërsi të sallës sportive në Tetovë, nga ana e zyrtarëve policor janë kapur dy persona duke konsumuar substanca narkotike.

Sipas SPB në Tetovë bëhet fjalë për personat me inicialet S.A. (29) nga Manastiri dhe M.M.(29) nga Gostivari të cilët janë kapur duke shijuar substanca narkotike në vend publik. Që të dy janë arrestuar, kurse S.A. nga Manastiri me urdhër të gjykatës, pasdite është dërguar në burgun e Idrizovës në Shkup për të vuajtur dënimin prej 5 viteve prë vepër penale "Grabitje", e cila ishte e dënuar me herët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat