Aksident i rëndë trafiku në magjistralen Istog -Pejë, vetura godet këmbësorin

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë trafiku në magjistralen Istog -Pejë, vetura godet këmbësorin

Më: 23 mars 2017 Në ora: 14:33
Foto ilustrim

Sot me daten 23.03.2017 rrethe ores 07:00 në magjistralen Istog – Pejë, në fshatin Cerralluk komuna Istog, ka ndodhur një aksident në komunikacionin rrugor i cili ka rezultuar me lendime të rënda trupore. Në këtë aksident janë të perfshira një automjet udhëtarësh dhe një këmbësor.

Sipas të dhënave preliminare dyshohet se ky aksident ka ndodhur përderisa automjeti i tipit ‘Golf V’ me targa regjistrimmi të Kosovës (numëri i targave i njohur për hetuesit policor), i cili ka qarkulluar nga drejtimi i Istogut në drejtim të Pejës, me të arritur në fsh.Cerralluk e ka goditur këmbësorin të cilin e ka hedhur jashtë rruge, me ç’rast i ka shkaktuar lendime të rënda trupore, sipas vlerësimit të ekipit mjekësor.

Në vend të ngjarjes është ndaluar automjeti i dyshimt, mirëpo drejtuesi ka ikur nga vendi i ngjarjes  dhe policia ështën në kërkim të tij.

Këmbësori viktimë në ketë aksident është shtetasi shqipëtar i Kosovës, M. S. (1969) nga fsh.Cerralluk - Istog, i cili për shkak të lendimeve të rënda trupore nga Spitali rajonal i Pejës dërgohet në QKUK Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat