Pejë: Treni godet veturën, një person i lënduar

Kronikë e zezë

Pejë: Treni godet veturën, një person i lënduar

Më: 23 mars 2017 Në ora: 17:14
Treni, ilustrim

Një person ka mbetur i lënduar dhe tani po mjekohet në spitalin e Pejës pasi vetura me të cilën ai po udhëtonte është goditur nga treni.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Pavlan të komunës së Pejës pak para orës 13:00. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.

“Një person është i lënduar, ndërsa ndihma e parë i është dhënë në vendin e ngjarjes. Lëndimet i ka në trup dhe në kokë, por nga informacionet e para që kemi ai është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Ibraj.

“Hetuesit e policisë janë në vend të ngjarjes dhe pas marrjes së të gjitha informacioneve detajet do të përcjellën për media përmes komunikatës nga policia”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat