Favorizuan kultivimin e kanabisit, ndalohen dy punonjës policie

Kronikë e zezë

Favorizuan kultivimin e kanabisit, ndalohen dy punonjës policie

Më: 23 mars 2017 Në ora: 21:41
Ilustrim

Dy punonjës policie janë ndaluar nga strukturat e SHÇBA-së Elbasan me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe favorizim të kultivimit të kanabisit.

Të ndaluarit janë Inspektor Luan Qosja, me detyrë SPZ pranë Komisariatit të Policisë Librazhd, i dyshuar per kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, si dhe Inspektor Gurali Torra, ish-SPZ pranë Stacionit të Policisë Prrenjas, aktualisht me detyrë oficer i Patrullës së përgjithshme, trup shërbimi për rendin pranë Komisariatit të Policisë Librazhd.

Për këta dy persona është arritur të dokumentohet veprimtaria e dyshuar kriminale.

“Sot në kuadër të procedimit penal nisur ne 2016, regjistruar në Prokurori për veprën penale të “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal, i ndjekur me metoda speciale të hetimit, nga strukturat e SHÇBA-së Elbasan është bërë finalizimi me sukses dhe goditja e veprimtarisë së paligjshme të kryer nga punonjës të strukturave, kryesisht në favorizimin e kultivimit të bimës narkotike Cannabis Sattiva”, sqaron policia.

Ndërkohë çështja vijon të jetë nën hetim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat