Ngjarje në Tiranë/ “Ndalova të pi një birrë, kamarieret më ofruan seks, por...

Kronikë e zezë

Ngjarje në Tiranë/ “Ndalova të pi një birrë, kamarieret më ofruan seks, por...

Më: 23 mars 2017 Në ora: 21:59
ilustrim

“Ju bëftë mirë dreka! Po të doni, kam edhe një gocë, me të cilën mund të bëni seks kundrejt pagesës”. Përmes kësaj ftese, 50- vjeçarja Abibe Sh., pronare e një lokali në rrugën Tiranë- Elbasan, joshte klientë të ndryshëm të saj për të kryer marrëdhënie intime me dy vajza që punonin aty si kameriere dhe pastruese, raporton “Panorama”.

Nëse ndokush prej tyre shfaqte gatishmëri, ata shoqëroheshin drejt një dhome mbrapa banakut, ku i priste një vajzë e zhveshur. Paratë i paguheshin pronares dhe më pas ishte ajo që i ndante ato me vajzat që ushtronin prostitucion në këtë ambient.

Pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës përfundoi gjykimin ndaj Abibe Sh., e akuzuar për “shfrytëzim prostitucioni”, “mbajtjes së lokaleve për prostitucion” dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.

Ajo u shpall fajtore dhe u dënua me 7 vjet burg. Në të njëjtin vendim u fajësua për akuzën e “prostitucionit” kamerierja A.H., e cila u dënua me 3 muaj burg. Për të njëjtën akuzë u dënua me 1 vit burg S.H., klient që u arrestua në flagrancë nga Policia.

Të tre të pandehurit përfituan uljen e një të tretës së dënimit, për shkak se u gjykuan me kohë të shkurtuar. Në vijim zbardhen detajet të funksionimit të një “çerdheje” të shfrytëzimit të prostitucionit në një lokal në rrugën Tiranë-Elbasan, rreth 36 km larg kryeqytetit.

MASKIMI SI KAMERIERE

E pandehura Abibe Sh. ushtron aktivitetin në një lokal pranë rrugës Tiranë- Elbasan. Në këtë lokal ajo ka pasur të punësuara përkatësisht si kameriere dhe si pastruese të pandehurën A.H. dhe të bashkëpandehurën, për të cilën u veçua gjykimi, N.Z. Të dyja këto të pandehura, në kohë të ndryshme, përmes negocimit të të pandehurës Abibe Sh., kanë kryer marrëdhënie seksuale me klientët e ndryshëm të lokalit kundrejt pagesës që ata paguanin tek e pandehura Abibe Sh.

Për realizimin e kësaj veprimtarie përdorej një dhomë që ndodhej pas banakut të lokalit, e përshtatur për këtë qëllim. Nga të ardhurat që realizoheshin nga kjo veprimtari e kundraligjshme, një pjesë e parave që merrte nga klientët, e pandehura Abibe Sh. ia jepte sipas rastit të pandehurës A.H. dhe N.Z. Nga hetimi ka rezultuar se në datën 8 korrik 2016, rreth orës 15:30, në lokalin e të pandehurës Abibe Sh. ka shkuar për të ngrënë drekë së bashku me vëllain e tij i pandehuri S.H.

Gjatë kohës që ai dhe vëllai i tij ishin duke ngrënë, e pandehura Abibe Sh. është afruar te tavolina e tyre dhe u ka thënë që “kam një gocë që po të doni, mund të kryeni marrëdhënie seksuale kundrejt shumës prej 1500 lekësh të reja”. bëhej në lokal.

DHOMA PAS BANAKUT

I pandehuri S.H. ka rënë dakord dhe e pandehura Abibe Sh. i ka treguar se vajza që do të kryente marrëdhënie ishte kamerierja e lokalit, e pandehura A.H. Më pas, e pandehura Abibe Sh. i ka thënë klientit të lokalit S.H. se për të kryer marrëdhënie seksuale, mund të futej te një dhomë, të cilën ia ka treguar me dorë. Brenda në atë dhomë e priste e veshur vetëm me mbathje dhe sutjena e pandehura A.H. I pandehuri ka përdorur prezervativ dhe ka kryer marrëdhënie intime me të pandehurën A.H. në njërin nga dy krevatet tek që ndodheshin në dhomë.

Pasi ka mbaruar aktin seksual, rreth orës 18:30, në momentin që ai kishte filluar të vishej, në dhomë kanë hyrë forcat e Policisë, të cilët kanë kryer veprimet e mëtejshme proceduriale. Gjatë kontrollit të mëtejshëm, në ambientet e ndërtesës së të pandehurës Abibe Sh. në një dhomë, në një nga katet e tjera, është gjetur një kasafortë metalike, brenda së cilës ndodhej një sasi e konsiderueshme parash në lekë, euro, dollarë dhe paund.

Po ashtu, gjatë kontrollit të mëvonshëm në ndërtesë janë gjetur edhe një thikë bashkë me këllëfin ngjyrë të zezë, një thikë ngjyrë gri me punime me gdhendje dhe një shpatë me dorezë ngjyrë bronzi me gdhendje, me këllëf të zi, të cilat plotësojnë kushtet teknike të armëve të ftohta dhe mbaheshin nga e pandehura Abibe Sh. pa lejen e organeve kompetente.

DESHMITE E PROSTITUTAVE

E pandehura A.H. në deklarimet e saj ka shpjeguar se ishte e punësuar si kameriere në lokalin e të pandehurës Abibe Sh. dhe se në marrëveshje me të, kryente marrëdhënie seksuale me pagesë.

Pagesa bëhej nga klientët tek e pandehura Abibe Sh. dhe prej shumës ajo mbante një pjesë dhe pjesën tjetër ia jepte asaj. E bashkëpandehura N.Z. ka shpjeguar se ishte e punësuar te lokali i të pandehurës Abibe. Kjo e fundit i kishte propozuar që të kryente marrëdhënie seksuale me persona të ndryshëm kundrejt pagesës. Pagesën ata e bënin tek e pandehura Abibe Sh. dhe ajo nga pagesa merrte vetëm shumën 500 lekë për çdo rast.

“ME OFRUAN SEKS”

Nga deklarimet e tij, shtetasi R.K. ka pohuar se në disa raste kishte ndaluar për të pirë ndonjë birrë te lokali i të pandehurës Abibe Sh. Sipas tij, në këtë lokal, përveç pronares, ishin edhe dy kameriere, njëra e dobët dhe tjetra më e shëndoshë dhe më e gjatë se ajo. Të dyja këto vajza kryenin marrëdhënie seksuale me pagesë.

Në bisedë me të, ato i kishin ofruar edhe atij këtë shërbim, duke i bërë të qartë pagesën që duhej të kryente. Sipas tyre, një pjesë të kësaj pagese e merrte pronarja, e cila monitoronte çdo veprimtari që bëhej në lokal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat