Aksident në Tiranë, përplasen dy makina

Kronikë e zezë

Aksident në Tiranë, përplasen dy makina

Më: 23 mars 2017 Në ora: 23:03
Aksidenti, ilustrim

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e njohur si “rrethrrotullimi i TEG-ut”, në hyrje të autostradës Tiranë-Elbasan. 

Dy makina janë përplasur, ku siç shihet dyshohet se një makinë ka humbur kontrollin, duke dalë nga rrethrrotullimi dhe duke goditur tjetrën që ishte duke hyrë në rrethrrotullim.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe nuk ka raportime për viktima.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat