Arrestohen 4 persona në Këlcyrë, tentuan të vjedhin një banesë

Kronikë e zezë

Arrestohen 4 persona në Këlcyrë, tentuan të vjedhin një banesë

Më: 24 mars 2017 Në ora: 09:26
Ilustrim

Katër persona janë vënë në pranga nga policia pasi kanë tentuar të vjedhin një banesë në Këlcyrë.

Ngjarja mëoshet se ka ndodhur ditën e djeshme, ku Ervin Kano, 26 vjeç, Ilmi Çaça, 19 vjeç, Besjon Liçaj, 24 vjeç, Anest Meshini, 19 vjeç, të katërt banues në fshatin Limar, kanë tentuan të vidhnin banesën e T.K.   

Gjithashtu gjatë kontrollit në stanin e Ervin Kano u gjet një armë zjarri, model 63, si dhe një krehër me një fishek.

Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Përmet për veprat penale "Vjedhje e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë" dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat