Vjedhje e rëndë në Strimnicë të Tetovës

Kronikë e zezë

Vjedhje e rëndë në Strimnicë të Tetovës

Më: 24 mars 2017 Në ora: 13:44
Ilustrim

Dje pasdite në mes orë 16 dhe 17, persona të panjohur kanë kryer një vjedhje të rëndë në shtëpinë e 45-vjeçares N.I në fshatin e Strimnicë të Tetovës duke e dëmtuar për 10 mijë euro.

Në mungesë të familjarëve, pa asnjë gjurmë të prishjes, kanë hyrë brenda shtëpisë, duke kërkuar  në dollapët për fëmijët dhe pastaj nën krevat në dhomën e gjumit,  kanë gjetur dhe konfiskuar një kuti me stoli dhe bizhuteri, i kanë marrë dhe pa u vënë re nga askush, janë larguar nga shtëpia përmes një dritare të hapur në bodrum ose nga një pjesë e çatisë prej xhami.

Totali i vjedhur sipas pronarit  është vlerësuar në 600 mijë denarë ( 10mijë euro ), ndërsa nuk ka shkaktuar ndonjë dëm tjetër.

Në vendin e ngjarjes është bërë inspektimi nga ana e policisë dhe po punohet për të dhënë një pasqyrë të plotë, mbi të raportuarin  dhe janë duke punuar në zbulimin e kryerësve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat