Një i ri nga Shijaku, i shpallur në kërkim prej disa ditësh pasi akuzohet për marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur, është ndaluar nga policia.
E.B., 16 vjeç, banues në Shijak u ndalua ditën e djeshme, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim B.K., 37 vjeçe, banuese në Shijak, pasi pretendon se adoleshenti ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e saj, F.K., 14 vjeçe.
“Pas konsultimit me Prokurorin e çështjes u vendos që shtetasi E.B. të ndiqet në gjendje të lirë”, njoftojnë burime zyrtare nga policia.
Raportohet se nga hetimet e kryera, dy të rinjtë shoqëroheshin prej disa kohësh me njeri-tjetrin.
Lidhur me këtë ngjarje materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.