Fluturon nga Tirana në Milano, por i zhduken 8.000 euro

Kronikë e zezë

Fluturon nga Tirana në Milano, por i zhduken 8.000 euro

Më: 24 mars 2017 Në ora: 17:52
Aeroporti në Tiranë

Ka mjaftuar një fluturim nga Tirana në Milano të Italisë, për ti zhdukur nga valixhja thuajse 8.000 euro.

Të paktën kështu pretendon 32-vjeçari E.M., banues në kryeqytet, i cili ka bërë kallëzim një ditë më parë në policinë e Tiranës.

32-vjeçari ka thënë se në datë 9 të këtij muaji, ka udhëtuar nga Rinasi në Milano me linjën ajrore “Blu Panorama”. Por, kur ka mbërritur në destinacion ka vënë re se, i mungonin 7.700 euro në valixhe, bëjnë me dije burime nga policia.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit, shtojnë të njëjtat burime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat