Aksident masiv në Palermo, shkatërrohen makinat e tifozëve shqiptarë

Kronikë e zezë

Aksident masiv në Palermo, shkatërrohen makinat e tifozëve shqiptarë

Më: 24 mars 2017 Në ora: 19:41
Pamje nga vendngjarja

Një aksident “zinxhir” ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Santissima Mediatrice” në Palermo, ku janë përfshirë 8 makina me të cilat udhëtonin rreth 30 tifozë shqiptarë, të cilët ishin duke shkuar në stadiumin “Renzo Barbera” për ndeshjen e mbrëmjes mes Italisë dhe Shqipërisë.

Dy nga tifozët janë lënduar lehtë dhe kanë marrë mjekime në vend nga skuadra e ndihmës së shpejtë, raportojnë mediat lokale, duke shtuar se 3 makinat janë dëmtuar rëndë. Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ambulanca, ndërsa trafiku është paralizuar.

Policia, me anë të një autobusi po transporton në stadium tifozët shqiptarë, makinat e të cilëve janë dëmtuar.

 

Siç shkruajnë mediat italiane, ditën e sotme tifozët shqiptarë kanë ‘pushtuar' Palermon.

Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat