Horror në Bulqizë, vdes tragjikisht një person

Kronikë e zezë

Horror në Bulqizë, vdes tragjikisht një person

Më: 24 mars 2017 Në ora: 23:27
Ilustrim

Një 70-vjeçar i ka dhënë fund jetës rreth orës 18:00, në fshatin Çerenec i Epërm të Bulqizës, duke u vetëvarur me litar.

Kanë qenë familjarët e të moshuarit me inicialet L.M., ata që kanë raportuar ngjarjen në polici. Kjo e fundit fill pas raportimit shkoi në vendngjarje.

Burime zyrtare raportuan se i moshuari ishte varur me litar në kasollen e bagëtive, ndërsa trupi ishte parë nga djali i tij.

Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor dhe nga eksperti mjeko ligjor dyshohet se vdekja është shkaktuar si pasojë e vetëvarjes në litar.

Eksperti mjeko-ligjor gjatë këqyrjes së trupit të viktimës nuk ka konstatuar asnjë shenjë dhune a dëmtim tjetër përveç atyre të shkaktuara nga vetëvarja në litar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat