Tentojnë të vjedhin banesën, 4 në pranga në Gjirokastër

Kronikë e zezë

Tentojnë të vjedhin banesën, 4 në pranga në Gjirokastër

Më: 25 mars 2017 Në ora: 08:07
Policia shqiptare

Katër persona kanë tentuar të vjedhin një banesë në Gjirokastër, por janë ndaluar nga policia.

Burime nga policia e qarkut bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Ervin Kano, 26 vjeç, Ilmi Çaça, 19 vjeç, Besjon Liçaj si dhe Anest Meshini, 19 vjeç, të gjithë banues në fshatin Limar.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata kanë tentuar që të vjedhin banesën e shtetases T.K., banuese në fshatin Limar të Këlcyrës.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në stanin e Ervin Kanos u gjet një armë zjarri, model 63, si dhe një krehër me një fishek.

Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Përmet për veprat penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat