Tentoi të vrasë të riun në oborrin e banesës, kapet autori

Kronikë e zezë

Tentoi të vrasë të riun në oborrin e banesës, kapet autori

Më: 25 mars 2017 Në ora: 09:08
Ilustrim

Zbardhen detaje të reja në lidhje me ngjarjen e 21 marsit të ndodhur në Elbasan, ku një 29-vjeçar ka tentuar të vrasë me armë zjarri një bashkëmoshatar të tij. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skënderbej”, teksa Radion Bylykbashi ka tentuar të vrasë me pistoletë shtetasin me inicialet D.I, në oborrin e banesës së tij.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk pati persona të dëmtuar. Nga hetimet e deritanishme, ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Në vendngjarje, grupi hetimor ka gjetur dhe ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 3 gëzhoja armë zjarri të kalibrit 7.65 mm.

Katër ditë më pas, policia e Elbasanit ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, 29-vjeçarit Radian Bylykbashi, si dhe të dy personave të tjerë, njëri prej tyre i akuzuar për përkrahje të autorit.

“Të arrestuar janë edhe shtetasit: Elvis Kaçi, 24 vjeç banues në Durrës. Ndalimi i tij u bë nga efektivat e policisë në Durrës pasi dyshohet të ketë përkrahur autorin e dyshuar për ngjarjen e ndodhur në Lagjen “Skëndërbej”.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat