I riu nga Negotina e Gostivarit pëson goditje të rëndë nga rryma elektrike

Kronikë e zezë

I riu nga Negotina e Gostivarit pëson goditje të rëndë nga rryma elektrike

Më: 25 mars 2017 Në ora: 16:08
Ilustrim

Një gjashtëmbëdhjetë vjeçar nga fshati Negotinë i Gostivarit ka pësuar një goditje të fortë nga rryma elektrike pas tentativës së tij për të mbyllur derën e një trafoje në dalje të fshatit.

Sipas SPB në Tetovë, 16 vjeçari së bashku me dy persona të tjerë duke kaluar pranë trafostacionit kanë vërejtur se dera është e hapur dhe në tentimin e tij që ta mbyll ka përjetuar një goditje të rënda nga rryma elektrike dhe në gjendje të alivanosur është dërguar në Spitalin e Përgjithshën në Gostivar, prej ku është transferuar në Klinikën e Shkupit. Policia po punon për t'i zbardhur të gjitha rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat