Gjendet një trup i pajetë në brigjet e Shkumbinit

Kronikë e zezë

Gjendet një trup i pajetë në brigjet e Shkumbinit

Më: 25 mars 2017 Në ora: 17:03
Shkumbini

Një trup i pajetë është gjetur pasditen e së shtunës në brigjet e lumit Shkumbin, në fshatin Çërmet të Rrogozhinës.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave kufoma është e seksit femër dhe nga mbikëqyrja paraprake dyshohet të jetë e moshës 16-17 vjeç. 

Burimet shtojnë se agjentë të policisë kanë nisur hetimet për identifikimin e së ndjerës, me qëllim zbardhjen e rrethanave të vdekjes së saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat