Pamje të rënda/ Ja personi që u gjet i mbytur tek "Plazhi i Gjeneralit"

Kronikë e zezë

Pamje të rënda/ Ja personi që u gjet i mbytur tek "Plazhi i Gjeneralit"

Më: 25 mars 2017 Në ora: 18:14
Ilustrim

Trupi i pajetë i një mashkulli u gjet gjatë ditës së sotme në det, në një distancë 5-7 milje nga Kepi i Selitës në “Plazhin e Gjeneralit” në Durrës.

Viktima është ende i paidentifikuar nga autoritetet. Balkanweb ka publikuar një foto të viktimës. Pamjet janë të rënda, por mund të ndihmojnë në identifikimin e tij,. Një mashkull i veshur me pantallona jeshile, këmishë me kuadrate dhe një jelek shpëtimi. 

Trupi u gjet nga anëtarët e ekuipazhit të një anije peshkimi. Balkanweb shkruan se viktima mund të ketë qenë prej ditësh i mbytur, pasi ishte i shpërfytyruar.

Policia ka nisur hetimet edhe për zbulimin e shkaqeve të mbytjes së tij. Ndërkohë ekspertiza mjeko-ligjore do të zbulojë nëse viktima ka shenja dhune.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat