Grabitje me armë në Tiranë, farmacistja shtatzënë kalon momente tmerri

Kronikë e zezë

Grabitje me armë në Tiranë, farmacistja shtatzënë kalon momente tmerri

Më: 25 mars 2017 Në ora: 19:49
Ilustrim

Një grabitje ka ndodhur në Tiranë mbrëmjen e sotme në një farmaci, ku autorët ende të paidentifikuar kanë mundur të marrin 15 mijë lekë të rinj.

Media mëson se dy persona të armatosur me thikë dhe pistoletë kanë kërcënuar farmacisten duke i marrë paratë dhe më tej janë larguar në drejtim të paditur. 

Efektivët e komisariatit numër tre në kryeqytet kanë nisur kërkimet për autorët. Ndërkohë mësohet se gruaja në farmacinë e ndodhur në rrugën e Kavajës pranë Pallatit të Sportit “Farije Hoti”, ishte shtatzënë.

Ndërkohë autorët kanë qenë të maskuar me kapele dhe shall të zi.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat