Kronikë e zezë

Më: 26 mars 2017 Në ora: 10:17
Ilustrim

15 ditë pas arrestimeve të bëra nga karabinierët italianë kundër një bande shqiptarësh janë liruar dy nga tre autorët e vjedhjeve dhe grabitjeve të kryera në Caserta, shkruajnë mediat italiane.

Vendimi është firmosur nga Kolegji i seksionit II të Gjykatës së Rishikimit që duke marrë parasysh provat e fajësisë ndaj dy shqiptarëve ( katër janë ende në kërkim dhe supozohet se kanë ikur jashtë vendit), ka urdhëruar lirimin me detyrim paraqitjej për Erzen Taçiun, 39 vjeç, banues në Portico si dhe arrest shtëpie për Agim Muçën, 25 vjeç me banim në Lusciano.

Rënia e hipotezës për vjedhje si dhe disa element të tjerë kanë çuar në ndryshimin e masës së sigurisë për dy shqiptarët.

Në burg ka mbetur Mensur Daci, 32 vjeçari që konsiderohet si një nga anëtarët e grupit që vidhte në Casolla e Mezzano e tentoi edhe vjedhjen e Postës italiane.

“Ec të luajmë me top" ishte kodi që përdorte banda para nisjes së një vjedhjeje: “Ec të shkojmë në fushë për të luajtur futboll”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat