I dënuari me 9 vjet burg për falsifikim vulash arrestohet në Kapshticë

Kronikë e zezë

I dënuari me 9 vjet burg për falsifikim vulash arrestohet në Kapshticë

Më: 26 mars 2017 Në ora: 11:34
Gjesendet e gjetura

Policia kufitare e Kapshticës ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim për veprën penale “Falsifikimi i vulave i stampave ose i formularëve”.

Blutë kanë arrestuar shtetasin Andrea Izvira, 43 vjeç, banues në fshatin Cerenec-Bulqizë.

“Ndalimi i tij u bë në bazë të urdhërit nr 134 të Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për  ekzekutimin e vendimit penal të datës 19.02.2016, nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Korçë, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 9 vite burg për veprën penale: “Falsifikimi i vulave i stampave ose i formularëve”sqaron policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat