Humb jetën një 36-vjeçar, shtypet nga druri që preu

Kronikë e zezë

Humb jetën një 36-vjeçar, shtypet nga druri që preu

Më: 26 mars 2017 Në ora: 13:59
Ilustrim

P.T., 36-vjeçar nga Resnja, ka humbur jetën derisa po prente dru në fshatin Perovë e Epërme.

Siç informon, MBP-ja, P.T. ka humbur jetën, pasi është shtypur nga një degë e cila është thyer dhe ka rënë mbi trupin e tij.

Ekipi policor dhe prokurori publik kanë kryer hetime në vendin e ngjarjes kurse me urdhërin e prokurorit publik, trupi i është dorëzuar familjës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat