Zbulohen 10 kilogramë marihuanë në një autobus të Kumanovës në Tabanoc

Kronikë e zezë

Zbulohen 10 kilogramë marihuanë në një autobus të Kumanovës në Tabanoc

Më: 26 mars 2017 Në ora: 14:55
Droga e sekuestruar nga policia

Rreth 10 kilogramë materie e ngjajshme me barin dhe që supozohet se është lëndë narkotike e tipit marihuanë, janë konfiskuar në vendkalimin kufitar Tabanoc.

Siç bëri të ditur MPB-ja, rreth orës 8 , gjatë kontrollit të autobusit të kompanisë “MAN” me targa të Kumanovës, nën drejtimin e D.J. (42) nga fshati Raven të Gostivarit, Drejtoria Doganore ka gjetur 10 paketime të dyshimta me peshë të përgjithshme prej rreth 10 kilogramësh.

Pos shoferit, në autobus ka qenë edhe personi me iniciale J.A. (45) nga fshati Aligjersi i Preshevës.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat