17 vjeçarja nga Maqedonia vdes në aksident në Australi

Kronikë e zezë

17 vjeçarja nga Maqedonia vdes në aksident në Australi

Më: 27 mars 2017 Në ora: 07:58
Aksident, ilustrim

Një 17 vjeçare me origjinë nga Prilepi ndërsa ka jetuar në Australi, ka vdekur në aksident. Në aksident ka vdekur edhe i dashuri i saj.

Ekipet mjekësore kanë tentuar të ndihmojnë, por ka qenë vonë të mund të shpëtojnë ndonjërin prej tyre.

I dashuri i 17 vjeçares, Tamara Jordanoska që ka drejtuar makinën ka goditur shtyllën, me çka vetura e tipit BMW është rrokullisur dhe djegur, transmeton Aktuale.mk.

Sipas dëshmitarëve okularë, vetura ka lëvizur me shpejtësi të madhe, ndoshta me mbi 100 kilometra në orë.

Familja e Tamarës kishte rreth tre vjet që kishte shkuar për të jetuar në Australi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat