Arrestohet shqiptari në Itali, kërcënonte gruan dhe s'pyeste për policinë

Kronikë e zezë

Arrestohet shqiptari në Itali, kërcënonte gruan dhe s'pyeste për policinë

Më: 27 mars 2017 Në ora: 09:39
Bledar Renja

Një grua shqiptare në Itali nuk ka hezituar për ta kallëzuar në polici burrin e saj Kjo ndodhi në Vittoria. Policia italiane e arrestoi shqiptarin Bledar Renja, 39 vjeç, me precedent penalë.

Ai është akuzuar për kërcënime dhe shkelje të masës së sigurimit edhe pas largimit nga shtëpia. Me urdhër të Gjykatës së Ragusa-s, policia e vuri Bledar Renjën nën arrest shtëpie.

Burri dhe gruaja kishin pasur debate një kohë, por ato me kohë u thelluan. As ndërhyrja e gjykatës që e detyroi burrin të largohej nga familja, nuk i kishte qetësuar grindjet që po bëheshin gjithnjë e më të shpeshta.

Ndaj, pas ankesës së gruas, policia ka kërkuar me urgjencë një masë ndëshkimi më të rreptë ndaj tij, kufizimin e lirisë personale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat