Vdes në spital i riu italian që u masakrua nga shqiptarët. Ajo që bëjnë prindërit të lë pa fjalë

Kronikë e zezë

Vdes në spital i riu italian që u masakrua nga shqiptarët. Ajo që bëjnë prindërit të lë pa fjalë

Më: 27 mars 2017 Në ora: 09:46
Emanuele Morganti

Ka vdekur në spital i riu italian që u sulmua nga disa të rinj italianë e shqiptarë, në momentin që ai u ngrit për të mbrojtur të fejuarën e tij nga ngacmimet i një të riu shqiptar, i cili dyshohet se ishte në gjendje të dehur.

Ngjarja e rëndë ndodhi në provincën e Lazios, në Romë, Itali.

Emanuele Morganti, 20 vjeç ishte së bashku me të dashurën e tij në një lokal nate kur nisi e gjithë ngjarja që fatkeqësisht përfundoi tragjikisht për të riun italian. Ai kishte mbrojtur të fejuarën e tij në lokal dhe ishte sulmuar nga një grup të rinjsh menjëherë sapo kishte dalë në rrugë.

20-vjeçari Morganti u transportua menjëherë për në sallën e operacionit me fraktura të rënda në kafkë dhe në qafë, pas dhunës jashtë lokalit të natës nga një grup shqiptarësh e italianësh.

Ai ishte goditur disa herë me shufra hekuri në kokë, duke pësuar hemorragji cerebrale.

Disa orës pas agonisë në spital ai ka ndërruar jetë. Ndërkaq pas kësaj, prindërit e të riut kanë vendosur që të dhurojnë organet e djalit të tyre për të shpëtuar jetë të tjera.

Menjëherë pas lajmit për vdekjen e tij, ka shpërthyer edhe revolta në rrjetet sociale. Të rinjtë dhe miqtë e viktimës kërkojnë drejtësi, ndërsa kanë radhuar edhe akuza.

“Të gjithë e panë se çfarë ndodhi, por askush nuk ndërhyri në sherr”, janë shprehur ato. Njëra prej vajzave që ishte me Emanuelen është shprehur për “Corriere della Sera” se “e pashë kur po vrisnin dhe gjatë gjithë jetës time, tani do të jem e penduar se si nuk munda të bëj diçka më shumë për të”.

Ajo është shprehur se nuk e di emrin e shqiptarit që shkaktoi gjithë sherrin që përfundoi me vdekjen e 20-vjeçarit Emanuele Morganti, i cili po mbronte të fejuarën e tij Katty, por sipas saj, policia nuk e ka gjetur atë.

Autoritetet përkatëse po vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij rasti të shëmtuar, të cilët kanë marrë në pyetje disa dëshmitarë. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat