Grabitje me armë në Korçë, merret kasaforta me para

Kronikë e zezë

Grabitje me armë në Korçë, merret kasaforta me para

Më: 27 mars 2017 Në ora: 09:46
Grabitje, ilustrim

Një grabitje me dhunë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në një fshat të Korçës.

Siç bën me dije policia e Korçës, ngjarjen e ka denoncuar N.B, 53 vjeç, banues në fshatin Kamenicë.

53-vjeçari mësohet të ketë deklaruar në polici, se rreth orës 01:45 në banesën e tij private në fshatin Kamenicë, kanë hyrë dy persona të maskuar të cilët dyshohet të kenë pasur edhe armë.

Këta të fundit, pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj dy personave që ndodheshin në banesë, kanë vjedhur kasafortën brenda së cilës kishte një sasi lekësh, disa dokumente dhe më pas janë larguar.

 Nga ana e Policisë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 Materialet  i kaluan Prokurorisë  të Rrethit  Gjyqësor Korçë, për veprën penale : “Vjedhja me dhunë, e kryer në bashkëpunim”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat