Burri tenton të vrasë gruan me automatik

Kronikë e zezë

Burri tenton të vrasë gruan me automatik

Më: 27 mars 2017 Në ora: 12:43
Arma

Një krim në familje është parandaluar nga policia e Durrësit ditën e djeshme.

Siç bëhet e ditur, Zek Prenga 44 vjeç, banues në  Thumanë, Krujë në banesë, për motive të dobëta ka kanosur me armë zjarri, automatik, bashkëshorten  e tij, V.P. 47 vjeçe.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e të arrestuarit, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

• një armë zjarri automatik AK 47;

• 80 copë fishekë model 56;

• një thikë e dyshuar si armë e ftohtë, të cilët i mbante pa leje.

Mësohet se i arrestuari është person me precedentë penal të mëparshëm për dhunë në familje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kanosja”, "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat