Qëllohet me armë pranë një kantieri ndërtimi në Lushnje

Kronikë e zezë

Qëllohet me armë pranë një kantieri ndërtimi në Lushnje

Më: 27 mars 2017 Në ora: 15:46

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mesnatën e djeshme në Lushnje.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Klubi i Shoferit” ku persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë në ajër pranë kantierit të ndërtimit që është në pronësi të A.Ll.

Policia po punon për identifikimin e autorëve dhe po heton për të zbuluar shkaqet e të shtënave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat