Hajdutët i vjedhin shtëpinë ndërkohë që familja festonte fejesën e djalit

Kronikë e zezë

Hajdutët i vjedhin shtëpinë ndërkohë që familja festonte fejesën e djalit

Më: 27 mars 2017 Në ora: 15:51
Ilustrim

Një familje e ka pësuar keq ditën kur kishte një gëzim të madh familjar. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kamenicë të Korçës. Pronari i një punishteje duralumini me iniciale N.B ka denoncuar në polici grabitjen e banesës së tij.  

53- vjeçari thotë se në momentin kur kishte ndodhur grabitja në banesë ndodheshin dy shokë të djemve të cilët kishin qendruar për të ruajtur banesën.  

“Në orën 22:10 jam larguar nga shtëpia, ndërsa në 01:00 më lajmëruan për ngjarjen. Kisha lënë dy shokë të djalit për të ruajtur shtëpinë. Ata më thanë se grabitësit na kanë lidhur dhe kanë qëlluar me levë”, ka treguar pronari i banesës së grabitur.   Policia e Korçës informoi sot se dy persona me maska dhe armë pasi kanë ushtruar dhunë ndaj dy personave kanë vjedhur kasafortën ku ishte ruajtur një shumë parash.   Nuk dihet sa ka qenë shuma e parave të grabitura ndërsa policia po punon për identifikimi e autorëve. Materialet i kanë kaluar prokurorisë për akuzën “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat