Bllokohet gomonja: Kapet një ton kanabis

Kronikë e zezë

Bllokohet gomonja: Kapet një ton kanabis

Më: 28 mars 2017 Në ora: 07:12
Ilustrim

Policia Kufitare e Vlorës në bashkëpunim me Drejtorinë e policisë së Vlorës, Delta Forcën dhe Guardia di Finanza kanë realizuar një operacion të përbashkët mbi bazën e të cilit kanë bllokuar një gomone që dyshohet se po barte rreth 1 ton Cannabis Sattiva.

Policia shqiptare thotë se gomonja me gjatësi rreth 7 m u bllokua në zonën e Karaburunit pranë vendit të quajtur “Petrula”. 

Policia thotë se po kryhen veprimet e mëtejshme në lidhje me peshimin e lëndës narkotike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat