Hajduti nga Korça tenton të vjedhë të gjitha shtëpitë e një fshati, por..

Kronikë e zezë

Hajduti nga Korça tenton të vjedhë të gjitha shtëpitë e një fshati, por..

Më: 28 mars 2017 Në ora: 09:27
Ilustrim

Policia e Korçës ka arrestuar njërin prej autorëve të dyshuar të vjedhjes me dhunë të ndodhur ditën e djeshme në Kamenicë.

Mësohet se 30-vjeçari Enkeledi Kajo është arrestuar nga policia në tentativë për të vjedhur në banesën e E.M, 43 vjeçe.

Gjithashtu nga shërbimet e Policisë, po vijon puna për dokumentimin e plotë me prova ligjore, të vjedhjes me dhunë të banesës së N.B, 53 vjeç, ku teksa ai ishte në festën e fejesës së djalit, persona i janë futur në shtëpi dhe i kanë marrë kasafortën.

Nga hetimet e kryera, ai dyshohet të jetë njëri prej autorëve të mundshëm të saj.

Policia thotë se po punon për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit tjetër të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet  për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat