Në Shtip tentohet të përdhunohet një pop

Kronikë e zezë

Në Shtip tentohet të përdhunohet një pop

Më: 28 mars 2017 Në ora: 09:38
Ilustrim

Një 39 vjeçar nga Shtipi ka tentuar që të përdhunojë një pop. Rasti ka ndodhur kur popi dhe kishari kanë trokitur në derën e shtipjanit për të bërë shenjtërimin parafestor me ujë.

Sipas Tv Start, shtipjani e ka hapur derën dhe ka qenë mjaft i eksituar, e ka tërhequr popin brenda në shtëpi dhe me epsh të madh seksual, ka tentuar ta përdhunojë.

Përmes telefonit të tij celular, popi ka arritur të kontaktojë policinë dhe zjarrfikësit. Dhunuesi është arrestuar dhe i është dhënë ndihmë mjekësore. Nga dioqeza e Bregallnicës nuk e kanë komentuar rastin, ndërkaq policia e Shtipit e ka konfirmuar rastin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat