Deponon 18 mijë euro në një llogari false

Kronikë e zezë

Deponon 18 mijë euro në një llogari false

Më: 28 mars 2017 Në ora: 13:45
Ilustrim

Një person ka raportuar në polici se përmes një banke ka deponuar para në vlerë 18000 €, për ta blerë një makinë për përpunim të granitit tek një firmë në shtetin e Turqisë, mirëpo përmes e-mail adresës ankuesi është njoftuar nga firma turke se nuk është bërë pagesa dhe i është dërguar një llogari tjetër për pagesën e makinës.

Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në Viti, pasditen e djeshme.

Ankuesi dyshon që persona të panjohur kanë dërguar llogari false në adresën e tij. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat