Nga një muaj paraburgim për shtetasit e Shqipërisë

Kronikë e zezë

Nga një muaj paraburgim për shtetasit e Shqipërisë

Më: 28 mars 2017 Në ora: 15:49
Droga e konfiskuar

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë mbi caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve N.D dhe S.D në kohëzgjatje prej një muaji.

Të pandehurit N.D. dhe S.D shtetas të Republikës së Shqipërisë me datë 24 mars në orën  20:50 në fshatin Llapushnik, të komunës së Drenasit, gjatë një kontrolli nga zyrtarët policorë në veturën e tyre  është gjetur një sasi e substancave narkotike në peshë prej  2149,5 gram (2 kilogram e 149.5 gram).

Gjykata ka konstatuar se me këtë veprim në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale: Blerja posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotrope dhe analoge.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat