Filmojnë babanë duke i ngacmuar seksualisht, vajza shqiptaret: Ja si na futi babi në shtrat

Kronikë e zezë

Filmojnë babanë duke i ngacmuar seksualisht, vajza shqiptaret: Ja si na futi babi në shtrat

Më: 28 mars 2017 Në ora: 19:47
ilustrim

Një baba i moshës 44-vjeçare është shpallur fajtor për ngacmimin seksual nga dy vajzave të tij të mitura. Burri është dënuar disa ditë më parë nga gjykatësja Migena Laska në gjykatën e Tiranës me 3 vite e dy muaj burg, ndërsa ditën e djeshme u dha dënimi përfundimtar me 2 vjet e 40 ditë heqje lirie për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Kanë qenë vajzat e Jashar L., ato që kanë filmuar dhe më pas denoncuar ngacmimet e të atit parmes një kamere të fshehtë.

Jashari ka pranuar fajësinë e tij, është shprehur i penduar, ka kërkuar falje dhe ka premtuar se asgjë e tillë nuk do të përsëritet në të ardhmen.

Vajzat e Jasharit, M. L. dhe A. L., në korrik të vitit të kaluar kanë deklaruar se ngacmoheshin nga babai i tyre që kur kanë mbushur moshën 14-vjeçare.

Në qershor 2016, dy vajzat kanë shkuar në një nga vendet fqinje të Shqipërisë, ku ai punonte prej vitesh. Në korrik të këtij viti, ato kanë kallëzuar babain për dhunë ndaj tyre, por ai është liruar pasi ato kanë tërhequr kallëzimin.

Sipas vajzave, pas këtij momenti, babai i tyre shfrytëzonte rastin kur ato ishte vetëm njëra në shtëpi dhe i ngacmonte seksualisht. Ndodhur në këto kushte, vajzat kanë komunikuar me njëra-tjetrën dhe më pas, me xhaxhain e tyre. Pas konsultimit bashkë, kanë vendosur që të filmonin momentin kur babai i tyre i ngacmonte seksualisht dhe kjo vetëm për të bindur familjarët e tyre.

Për të kryer këtë veprim, ato kanë marrë tabletin e xhaxhait të tyre. Në momentin kur i pandehuri është kthyer në shtëpi, shtetasja A. L. është larguar me justifikimin se kishte punë, ndërsa në shtëpi ka ngelur vajza tjetër M. L. dhe babai i saj, Jashar L.

Gjatë kësaj kohe, i pandehuri e ka futur vajzën në krevat. Vajza e tij rezulton të jetë shtrirë në të njëjtin krevat, ku dhe kanë kryer veprime të caktuara, të cilat shquhen qartë në videon filmike, shkruan “Panorama”.

Pas realizimit të videos, vajzat janë kthyer në Shqipëri dhe në korrik 2016 kanë depozituar një kallëzim kundër babait në Komisariatin e Policisë nr.6, bashkë me pamjet video të regjistruara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat