Sarandë, vdes 50 vjeçari në një aksident trafiku

Kronikë e zezë

Sarandë, vdes 50 vjeçari në një aksident trafiku

Më: 29 mars 2017 Në ora: 09:27
Policia shqiptare

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës pranë fshatit Janjar  të Sarandës, dhe si pasojë e tij ka humbur jetën një 50-vjeçar.

Policia bën me dije se viktima është shtetasi me inicialet E.M.

Makina që drejtonte 50-vjeçari ka dalë nga rruga për shkaqe që nuk dihen ende.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat