Vranë 18-vjeçarin shqiptar, arrestohen dy salvadorianë

Kronikë e zezë

Vranë 18-vjeçarin shqiptar, arrestohen dy salvadorianë

Më: 29 mars 2017 Në ora: 10:55
Albert Dreni

Dy të rinj nga El Salvadori janë arrestuar këtë mëngjes nga policia italiane sepse konsiderohen përgjegjës bashkë me të tjerë, të ndaluar për të njëjtin shkak, vrasjen e e 18-vjeçarit shqiptar Albert Dreni në Milano më 3 korrik 2016.

Skuadra e shpejtë e policisë e drejtuar nga Lorenzo Bucossi  ka kryer dy arrestimet duke besuar se ato kanë lidhje me MS13 – “Mara Salvatrucha” –  një bandë e Amerikës së Jugut që shpërndan në gjithë botën kodin e dhunës në rrugë dhe të kontrollit të territorit.

Albert Dreni, 18 vjeç, vdiq pas 11 ditësh lëngatë, pa një arsye të vërtetë për dhunën që pësoi.

I riu shqiptar që u rrit në një shtëpi kujdestare, njihej si një djalë shumë  mirë; atij iu zu pritë në tramin nr.15 në rrugën Casterbarco, pas diskotekës.

I pari që u arrestua pas vrasjes qe 21-vjeçari Arturo Mauricio Sanchez Soriano i njohur si Peludo me origjinë nga El Salvador.

Banda Ms 13 është në qëndër të shumë rasteve të kroniës milaneze përfshirë sulmin me hanxhar në hekurudhë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat