Policia e Tiranës zbulon kanabis në pyllin e Malit Derje

Kronikë e zezë

Policia e Tiranës zbulon kanabis në pyllin e Malit Derje

Më: 29 mars 2017 Në ora: 11:10
Kanabis

Policia e Tiranës gjeti 46.2 kilogramë kanabis në një zonë pyjore në fshatin Mal Derje.

Lënda narkotike u gjet rreth orës 12:30 të ditës së djeshme në një kasolle të braktisur. Policia e ka sekuestruar drogën në cilësinë e provës materiale, ndërsa kanë nisur hetimet për të mundësuar identifikimin dhe kapjen e autorit.

Gjatë ditës së djeshme mediat mësuan një urdhër të ministrit të ri të Brendshëm Fatmir Xhafaj, sipas të cilit për lëndën narkotike të kultivuar në toka pa pronarë, mban përgjegjësi edhe polici që do të ketë detyrë vëzhgimin e asaj zone, si dhe kryeplaku. 

Po ashtu, në tokën të cilës i është identifikuar pronari, ai duhet të mbajë përgjegjësi penale se në këtë pronë nuk do të mbillet lëndë narkotike, në të kundërt ai vihet para drejtësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat